Afro 11 milione euro ndahen per organizimin e zgjedhjeve te 7 qershorit

Qeveria ne detyre e Kosoves ka aprovuar ne nje mbledhje elektronike ndarjen e mbi 10.8 milione eurove per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare qe do te mbahen me 7 qershor 2026.

Afro 11 milione euro ndahen per organizimin e zgjedhjeve te 7 qershorit
Qeveria ne detyre e Republikes se Kosoves ka mbajtur mbreme nje mbledhje elektronike, ku eshte marre vendim per ndarjen e mjeteve buxhetore per organizimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Sipas njoftimit zyrtar, me kerkese te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, jane aprovuar 10,887,186.45 euro per mbulimin e shpenzimeve qe lidhen me procesin zgjedhor te 7 qershorit 2026. Keto mjete pritet te perdoren per pergatitjet teknike, administrimin e procesit zgjedhor, materialet zgjedhore si dhe angazhimet tjera te nevojshme per mbajtjen e zgjedhjeve ne nivel vendi.