Antonio Costa para vizitës në Kosovë: Angazhimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është i vërtetë

Para nisjes së një vizite që përfshin Kosovën dhe të tjerë në rajon, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit dhe tani duhet të dilet me rezultate.

Antonio Costa para vizitës në Kosovë: Angazhimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor është i vërtetë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka dërguar një mesazh para nisjes së vizitës së tij në Kosovë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit para udhëtimit, këtë javë ai do të takohet me gjashtë partnerë të rajonit, në kuadër të angazhimit të institucioneve evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Costa theksoi se vizita synon të vërë në dukje seriozitetin e angazhimit të BE-së ndaj rajonit dhe gjithashtu mundësinë reale për zgjerim. Ai përmendi se momentumi për të avancuar procesin ekziston dhe se tashmë duhet punuar për të siguruar rezultate konkrete.

Nuk janë dhënë detaje të plota për agjendën e takimeve apo për zotimet konkrete që do të shpalosen gjatë vizitës.