Ferit Hoxha: Kosova është prioritet qendror i diplomacisë shqiptare
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë vizitës së parë zyrtare në Kosovë tha se zhvillimet në Kosovë kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se Kosova mbetet ndër çështjet kryesore të politikës së jashtme shqiptare.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë, Hoxha u shpreh i emocionuar dhe tha se Kosova ka qenë pjesë e vazhdueshme e punës së tij diplomatike gjatë 36 viteve të karrierës.
Pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca, ai i përshkroi bisedimet si të hapura dhe vëllazërore, duke theksuar përkushtimin e Tiranës ndaj Prishtinës.
Hoxha tha se zhvillimet në Kosovë lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë, duke shtuar se përparimi i dy vendeve ecën së bashku. Sipas tij, çdo sfidë apo arritje e Kosovës ndjehet edhe në Shqipëri.