Guardiola preket nga nderimi i Manchester Cityt
Pep Guardiola ka reaguar me emocion pas vendimit të Manchester Cityt për ta nderuar me një tribunë me emrin e tij dhe një statujë pranë stadiumit “Etihad”.
Pep Guardiola është shprehur i prekur pas vendimit të Manchester Cityt për ta përjetësuar kontributin e tij në klub.
Klubi ka vendosur që një tribunë të mbajë emrin e trajnerit spanjoll, ndërsa pranë stadiumit “Etihad” do të vendoset edhe një statujë në nder të tij.
Guardiola e ka cilësuar këtë gjest si vlerësimin më të madh që mund të marrë në karrierë, duke theksuar se nderime të tilla kanë peshë të veçantë për të.
Me humor, ai tha se në të ardhmen të rinjtë mund të pyesin kush ishte personi pas atij emri, ndërsa përgjigjja do të lidhej me një trajner tullac që fitoi disa trofe.