Hamza në Pejë: Peja dhe Dukagjini kanë vendosur për ndryshim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, mbajti një tubim në Pejë dhe tha se vendimi për ndryshim është marrë nga qytetarët e Pejës dhe të Dukagjinit.

Hamza në Pejë: Peja dhe Dukagjini kanë vendosur për ndryshim

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbajti një tubim në Pejë pas vizitës së tij të mëparshme në Gjakovë.

Gjatë fjalimit Hamza u shpreh se ndryshimi para së gjithash është një vendim, dhe sipas tij qytetarët e Pejës dhe të zonës së Dukagjinit e kanë marrë këtë vendim.

Ai po ashtu deklaroi se mbështetja për ndryshim po vjen nga qytetarë anekënd Kosovës, çka sipas tij po i jep forcë lëvizjes që përfaqëson.

Tubimi në Pejë ishte pjesë e takimeve që Hamza po zhvillon me qytetarët në qytete të ndryshme të vendit.